Vëllaznimi huazon sulmuesin e Skënderbeut
Vëllaznimi vijon përforcimin e skuadrës dhe kësaj radhe ka zgjedhur të kthejë shikimin nga Shqipëria.
Vëllaznimi është përforcuar në repartin e sulmit me sulmuesin korçar 20-vjeçar, Paolo Ivani.
Kartoni i Ivanit është pronë e klubit të Skënderbeut, por korçarët kanë vendosur ta huazojnë në mënyrë që të ketë më shumë hapësira aktivizimi.
Gjatë pjesës së dytë të sezonit të shkuar të Superligës së Shqipërisë, Ivani u aktivizua si i huazuar te skuadra e Korabit.