.
Published On: Tue, Apr 17th, 2018

Vëllaznimi, mendjen te finalja dhe sytë nga UEFA

Share This
Tags

Të mërkurën luhen ndeshjet e kthimit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Vëllaznimit në stadiumin e qytetit prej orës 15:00 do të takohet me ekipin e Drenicës. Takimi i parë në Skenderaj ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1 dhe goli i shënuar në fushën kundërshtare i jep përparësi ekipit gjakovar.

Sidoqoftë, në katër përballjet e këtij edicioni bilanci i këtyre ekipeve është i barabartë, ngase dy ndeshje kanë përfunduar pa fitues, kurse nga një e kanë fituar secila.

Finalja e Kupës së Kosovës është paraparë të luhet më 26 maj, kurse fituesi e fiton të drejtën e garimit në Europa League, nëse paraprakisht arrin të licencohet nga FFK-ja për garat ndërkombëtare.

Për çështjen e licencimit, Vëllaznimi duhet të presë datën 11 maj kur UEFA pritet të japë përgjigje nëse ekipi gjakovar do të licencohet ose jo.

Nëse jo, atëherë ka një periudhë për ankesa dhe përgjigja përfundimtare do të jepet më 27 maj./radiogjakova/