.
Published On: Fri, Apr 7th, 2017

Vëllaznimi pa tifozë me Ramiz Sadikun

Share This
Tags

Pas ngjarjeve që ndodhën në ndeshjen e javës së 20-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll ndërmjet Vëllaznimit e Flamurtarit që të dielën e kaluar u zhvillua në Gjakovë dhe e cila u ndërpre në minutën e 93-të, Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendimet përkatëse.

Ky komision ka vendos që për shkak të lëshimeve në organizimin e kësaj ndeshjeje ta ndëshkojë klubin e Vëllaznimit me zhvillimin e një ndeshjeje pa prezencën e shikuesve.

Kështu, ndeshja e javës së 22-të Vëllaznimi-Ramiz Sadiku që është në program të dielën e ardhshme më 16 prill do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve.

Ky komision po ashtu ka vendos që futbollisti i Flamurtarit, Fidan Hasani, i cili ia theu këmbën lojtarit të Vëllaznimit, Drilon Nuza, të dënohet me dy ndeshje moslojë.