Vëllaznimi triumfon në derbin e skuadrave “kuq e zi”
Gjakovë- Vëllaznimi ka arritur të shënojë fitoren e nëntë rradhazi dhe këtë e ka bërë në një teren të vështirë, atë të Flamurtarit në Prishtinë.
Marshimin e fitoreve për Vëllaznimin e kanë mundësuar golat e vëllëzërve Myrta, të cilët kanë realizuar nga një për kokë dhe një të Luigj Buqajt për të vulosur rezultatin 1:3.
Vëllaznimi mban poziten e parë në tabelen kualifikuese duke dëshmuar edhe njëherë se lojtarët dhe shtabi teknik po angazhohen majft seriozisht që ekipi të kthehet aty ku e ka vendin, në Superligë./radiogjakova/