.
Published On: Wed, Oct 23rd, 2013

Vetëvendosje e ka planin për lagjen “Rezinë”

Share This
Tags

nagavci-rezinGjakovë- Kandidatja për kryetare të komunës, Arbërie Nagavci, së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal vizituan lagjen “Rezinë” të Gjakovës.

Arbërie Nagavci kritikoi qeverisjen e deritashme, e cila nuk ka bërë asgjë zhvillimin ekonomik të lagjes “Rezinë”. “Kryetari i deritashëm po mburret duke thënë se ka investuar në infrastrukturë e në ndriçim, dhe këtë e ka quajtur si prioritet. Dihet se Gjakova është një nga komunat më të varfra. Kjo lagje nuk ka as kushte minimale të një lagjeje të banueshme. Ne kemi bërë planin urbanistik, i cili ofron zgjidhje për komunën e Gjakovës, ku përfshihet edhe lagjja ‘Rezina’”, u shpreh Nagavci.

Banorët e lagjes “Rezinë” treguan se në lagje nuk kanë as kanalizim, edhe pse kanë paguar gypat. Ata thanë se kanalizimi derdhet  në lagjen e tyre, i cili kundërmon dhe rrezikon edhe jetën e fëmijëve. Qytetarët treguan se kanë paguar edhe për ujësjellës, por, as ky nuk është lidhur si duhet.