Vetëvendosje tubim në fshatin Lipovec
Gjakovë- Lëvizja Vetëvendosje mbajti tubim në fshatin Lipovec të Hasit së Gjakovës ku shpalosen programin për Komunën e Gjakovës.
Para qytetarëve të Lipovecit folën kandidatja për kryetare të komunës, Arbërie Nagavci, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kandidatët për këshilltar Komunës.
“Me Vetëvendosjen tokat e Hasit nuk do të jenë të papunuara siç janë tani, por do të zhvillohet bujqësia dhe qysh në vitin e parë kjo do të vërehet ku fermerët dhe bujqit do të përfitojnë grante dhe subvencione ku do të zhvillohet ekonomia dhe do të krijohen vende të reja të punës”, u shpreh Nagavci.
Ndërsa, Glauk Konjufca tha se cdo ditë shumë qytetarë po lënë Kosovën dhe kjo bëhet ngaqe nuk ka prespektivë dhe nuk ka punë ne vendin tonë dhe varfëria është e madhe. “Në këtë kohë kur është papunësia kaq e madhe janë pasuruar disa njerëz e këta janë njerëz që janë në pushtet dhe kanë udhëhequr me Kosovën. Ata kanë filluar nga paslufta pa para në kontot e tyre por tashti pasuri e ytre është milionëshe”, tha Konjufca./radiogjakova/