Vjen edhe Dragusha, Vëllaznimi nis përgatitjet intensive
Skuadra e Vëllaznimit ka arritur të përforcohet edhe me lojtarin e katërt për këtë afat kalimtar.
Kuqezinjve iu është bashkuar edhe mesfushori Alban Dragusha që se fundmi mbrojti ngjyrat e skuadrës së Dritës nga Gjilani.
Po ashtu, dje u zyrtarizua edhe ardhja e një tjetër mesfushori, Granit Osmanollajt, ish-lojtar i Lokomotiva Plodiv dhe Tërbunit të Shqipërisë.
Dragusha dhe Osmanollaj i bashkohen kështu Samir Sahitit dhe Semir Zenelit të cilët do të veshin fanellën e Vëllaznimit në edicionin e ri.
Ndryshe, nga sot, Vëllaznimi do të mbajë nga dy seanca stërvitore për të shtuar ritmin e përgatitjeve për garat që nisin më 19 gusht. Në seancën e orës 09:00, ishin të pranishëm edhe katër përforcimet./radiogjakova/