.
Published On: Wed, Feb 21st, 2018

Volejboll, një trajner nga Shqipëria për Vëllaznimin

Share This
Tags

Klubi i volejbollit Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me trajnerin Petrit Shpata nga Shqipëria për të drejtuar klubin si dhe të japë kontributin e tij në akademi.

Shpata është një trajner me përvojë mbi 30-vjeçare në volejboll dhe ka punuar me shumë klube siç janë Studenti, Farka Volej, Partizani, Dinamo, Aulona Volej, Barleti Volej si dhe me Kombëtaren shqiptare.

“Klubi ndjehet më entuziast se kurrë më parë dhe shpresojmë në rezultate të mira”, thuhet në njoftimin e skuadrës kuqezi.

Vëllaznimi falënderoi Hotel “Jakova” pasi sipas tyre ka meritë të madhe për ardhjen e trajnerit për çfarë i janë shumë mirënjohës./radiogjakova/