Volejboll, Vëllaznimi i fundit në turneun e Suharekës
Klubi i volejbollit Vëllaznimi mori pjesë në turneun “Suka-Berisha” që u mbajt në palestrën sportive “13 qershori” në Suharekë e që i dedikohet ish-kryetarit të klubit therandas Murat Suka dhe ish-volejbollistes Herolinda Berisha.
Përpos Vëllaznimit dhe ekipit nikoqir Theranda, mori pjesë edhe skuadra e Erzenit nga Shijaku dhe Liria e Tetovës.
Këtë turne e hapi ndeshja ndërmjet Therandës dhe Vëllaznimit, të cilën gjakovarët e humbën në sete me rezultat 2-0.
Për vendin e tretë, skuadra kuqezi u përball me Lirinë e Tetovës, por edhe këtë ndeshje Vëllaznimi e humbi me rezultat 2-0 në sete.
Këtë turne e fitoi skuadra nga Shqipëria, Erzeni, ndërsa skuadra gjakovare u radhit e fundit./radiogjakova/