Volejboll, Vëllaznimi pret përkrahje nga tifozët për sfidat e “play-off”-it
Volejbollistët e Vëllaznimit në fundjavë nisin sfidat për fazën finale që i dërgon në Supërligën e Kosovës në volejboll.
Kuqezinjtë si fitues të grupit Perëndim do të takohen me ekipin e Bresalcit i pozicionuar në vendin e dytë të grupit Lindje.
Fituesi, pas dy ndeshjeve, kalon direkt në elitën e volejbollit kosovar. Takimi i parë luhet të dielën në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi”.
Në klubin gjakovar thonë se janë shumë të motivuar dhe shpresojnë në fitore.
Mirëpo ata kanë nevojë edhe për përkrahjen e tifozëve të cilët i ftojnë për të dielën që të ndihmojnë ekipin për të arritur synimin për një fitore bindëse që në takimin e parë./radiogjakova/