.
Published On: Tue, Nov 26th, 2013

“Vota për AAK-në do të kthehet në punë për qytetarët”

Share This
Tags

lekaj-haradinajGjakovë- Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe kandidati i këtij subjekti për kryetar të Gjakovës Pal Lekaj, kanë zhvilluar të hënën takime në fshatra të ndryshëm të komunës së Gjakovës.

Gjatë takimeve me banorët e fshatrave Rogovë, Lipovec, Damjan, Bec, Cermian, Gergoc, Zhabel dhe Jabllanicë, Haradinaj e ka kërkuar votën për kandidatin Lekaj dhe për subjektin e tij politik, me premtimin se besimi dhe vota e dhënë për AAK-në do tu kthehet këtyre banorëve me punë dhe investime, jo vetëm nga komuna e drejtuar nga Pal Lekaj por edhe nga qeveria e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

“Nëse ju jeni me mua me 1 dhetor, ju premtoj se edhe unë si kryeministër i Kosovës do të jem me ju gjatë katër viteve të ardhshme”, u ka thënë Haradinaj këtyre banorëve, i bindur se pas zgjedhjeve të ardhshme nacionale, ai do të jetë në krye të qeverisë së vendit.

Nga ana tjetër, kandidati Lekaj u ka premtuar këtyre banorëve se në mandatin e ardhshëm katër vjeqar, komuna do të jetë shumë më afër tyre, duke ua realizuar të gjitha projektet e nevojshme.

“Po ju garantoj para jush dhe para liderit e kryeministrit të ardhshëm Ramush Haradinaj, se deri në fund të vitit 2014 në komunën e Gjakovës do të jenë të përfunduara të gjitha projektet e infrastrukturës të cilët ju i kërkoni dhe keni nevojë për to”, ka thënë Lekaj./radiogjakova/