.
Published On: Fri, Oct 25th, 2013

“Votoni masovisht për ndryshime”

Share This
Tags

mimoza-6Gjakovë- Mimoza Kusari-Lila është takuar me banorë të bashkësisë së 6 lokale ku ka shpalosur planprogramin e saj për kater vitet e ardhëshme si kryetare e komunes së Gjakovës.

Fillimisht, Kusari-Lila i ka lutur qytetaret e Komunes se Gjakoves që ëe 3 nëntor në menyrë masive të dalin në zgjedhje sepse kjo është zgjidhja e vetme që i duhet  Gjakovës.

“Ju siguroj se i kemi ndërmarrë të gjithë mekanizmat e duhur për të mbrojtur voten e lirë andaj e vetmja gjë që duhet është dalja masive ne votime. Zona e lirë ekonomike është mundesia reale për të ndryshuar gjendjen e mjerueshme në Gjakovë andaj edhe ne rolin tim si zv.Kryeministre dhe Ministre jam angazhuar ne maksimum që ta shtyej këtë proces i cili do të kurorëzohet pas pak ditesh. Ajo që ju intereson me shumë është Aeroporti i Gjakovës, projekt ky që u kundershtua nga ky kryetar dhe nga kjo klikë njerëzish.Ne cilesin e kryetares së Gjakovës me daten 11 dhjetor shpresojme ta finalizojme pranim-dorezimin e ketij aseti për Gjakoven.

“Unë ju premtoj qe gjatë qeverisjes sime Gjakova do të jetë vend më i zhvilluar ekonomikisht dhe me shkalle më të rritur të punëesimit përmes sektorit te ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Fatkeqesisht një qeverisje e tillë i ka munguar qytetareve të Komunës së Gjakovës, pavaresisht se në cilen pjesë të saj ata jetojne”, ka thënë Kusari-Lila.