.
Published On: Thu, Oct 3rd, 2013

VV-ja: Ne s’kemi fishekzjarre por program konkret për Gjakovën

Share This
Tags

vv-takimGjakovë- Hapja e fushatës nga disa parti politike me fishekzjarre ka nxitur reagimin e Vetëvendosjes e cila përmes një deklarate kanë thënë se bashkëpunimin me qytetarë, ky subjekt politik, kurrë nuk e ka parë me zhurmën e festave dhe fishekzjarreve, por me programin dhe alternativen që është në funksion të qytetarëve të komunës së Gjakovës.

“Mbrëmë partitë politike  me fishekzjarre, postera gjigand kanë festuar ardhjen e dites së fushates duke e injoruar gjendjen në të cilën ndodhet komuna e Gjakovës, gjendje për të cilën mbajnë përgjegjësi të gjitha partitë që janë dhe kanë qenë në pushtet në nivelin  qendrore dhe atë lokal.

“Zhurma e cila filloi disa minutave pas mesnatës, tregon më së miri se ketyre partive politike ju duhet zhurma për të kamufluar pasivitetin e tyre, ju duhen fishekzjarre për të mbuluar mos ivestimet e tyre në Komunën e Gjakovës, ju duhen posterat gjingand që kushtojn mijëra euro për të mbulur ekonominë e rrenuar të komunës së Gjakovës, ju duhen të ngrehin dolli për ta fshehur keqmenaxhimin e tyre i cili nuk duhet të vazhdojë në Komunën e Gjakovës”, thuhet në deklaraten e Vetëvendosjes.

Ata kanë shtuar se këto parti që ndezin fishekzjarre duhet t’i tregojnë qytetarëve të Gjakovës pse “Iniciativa qytëtare serbe” ka drejtë të merr pjesë në zgjedhjet komunale apo pse partia në pushtet komunal zgjodhi të fillonte fushatën para afatit ligjor, pasi posterët e këti subjekti u shpërndan në qytet me datën 2 tetor, duke e vazhduar traditën e shkeljeve e njëpasnjëshme ligjore.

“Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë angazhimin e saj të përhershëm që me aktivizmin dhe përkushtimin e saj të jetë zëri i së vertetës dhe gjithmonë pranë qytetarit drejt ndryshimeve të vërteta”, thuhet në fund të reagimit të VV-së/radiogjakova/