.
Published On: Thu, Oct 17th, 2013

VV-ja takim me banorët e nëndegës së tetë lokale

Share This
Tags

vv-takimGjakovë- Kosova e ka fituar luftën por nuk ka arritur ta fitoi paqen, ndërkohë që arsyeja pse duhet votuar Lëvizja Vetëvendosje është se kjo është e vetmja parti e cila  dëshiron të ndërtoi shtet, kështu u tha në tubimin e së enjtes në Gjakovë  në të cilin  është bërë  prezantimi e Programit Qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje  për  komunën tonë para banorëve të bashkësisë së tetë lokale.

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, duke prezantuar programin e këtij subjekti politikë për komunën tonë, ka thënë se me qeverisjen nga ana e Vetëvendosjes, në Gjakovë do të krijohet një  klimë e përshtatshme për një zhvillim të gjithëmbarshëm, ndërkohë që ka veçuar transparencën dhe zhvillimin ekonomik.

Anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka fol për një ndryshim, sipas tij, qenësor në përpjekje për të penguar tjetërsimin e votës, përkatësisht garancës nga ana e këtij subjekti politikë për ruajtjen e votës me 3 nëntor.

Pjesë e tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, ka qenë edhe diskutimi lidhur me programin e kësaj partie për rimëkëmbjen ekonomike të  Gjakovës./radiogjakova/