VV-ja tubim në Babaj Bokës, shpaloset programi për bujqësi
Gjakovë- Arbërie Nagavci, kandidate për kryetare nga VV-ja, kandidatët për Asamble dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi vizituan fshatin Babaj i Bokës ku shpalosen planin për bujqësi.
Nagavci tha se e konsiderojmë bujqësinë si shtyllë të zhvillimit akonomik, përmes përkrahjes direkte financiare dhe mbështetjes. Ajo u shpreh se do të ngrisë kapacitetet prodhuese të bujqëve në komunën e Gjakovës.
“Kemi bërë llogaritjet ku buxheti që do të ndahet është 10% dhe subvencionet që do të ndahen janë ato që do ta ngrisin zhvillimin e bujqësisë dhe zhvhillimin ekonomik. Subvencionet që do të ndahen nuk do të jenë në mënyrë selektive që i janë dhënë bujqëve që janë të afërt me partinë por do të ndahen për bujqit që do të jenë për të mirën e bujqësisë”, u shpreh Nagavci.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi tha se qytetarët e komunës së Gjakovës vetëm tek VV-ja dhe Arbërie Nagavci mund të gjejnë një program konkret.
“E di që në këtë kohë keni shumë oferta të subjekteve të ndryshme por ju duhet të zhgjedhni ata që kanë program, vizion dhe alternativë. Nëse i gjeni këto treja tek PDK-ja, AAK-ja, AKR-ja apo LDK-ja votoni, por jam i sigurt se asnjëra nga këto, përveç premtimeve, nuk kanë as alternativëm as vision, as program për të ardhmen. Por, mos harroni, këto i ka Lëvizja Vetëvendosje dhe Arbërie Nagavci”, tha Selimi./radiogjakova/