Yjet shkëlqejnë dhe triumfojnë në Ohër
Shkolla e futbollit “Yjet e Gjakovës” është shpallur kampione në turneun “Fair Play Cup” që u mbajt në Ohër të Maqedonisë.
Po ashtu, dy lojtarët e këtij ekipi Fatlind Sadiku dhe Mirdit Kryeziu kanë arritur të vlerësohen edhe individualisht.
I pari u shpall lojtari më i mirë i turneut, ndërsa i dyti golashënuesi më i mirë.
Ekipi U13 i udhëhequr nga trajnerët Desaret Dervishi dhe Valon Kasapi gjatë gjithë turneut tregoi angazhim dhe disiplinë.
Këto të dy faktorë dhe shpirti luftararak i lojtarëve bënë që të dalin më të mirët në mesin e moshatarëve të tyre nga i gjithë rajoni./radiogjakova/