Zgjedhjet, Gjini në balotazh me Kusari-Lilën
KQZ ka përfunduar me procesimin e rezulateve preleminimare për kandidatët për kryetarë të Gjakovës. Sipas këtyre rezultateve, kandidati i AAK-së, Ardian Gjini ka marrë besimin e 16 mijë e 789 qytetarëve të komunës ose 40%.
E dyta ka dalë kandidatja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, për të cilën kanë votuar 13 mijë e 568 qytetarë ose 32.3%. Kusari-Lila së bashku me Ardian Gjinin do të vazhdojnë garën për kreun e komunës në raudin e dytë të zgjedhjeve që mbahen më 19 nëntor.
Duke u bazuar në rezultatet e procesuara nga ana e KQZ-së, kandidatët e tjerë për kreun e komunës së Gjakovës janë radhitur kështu: Kandidati i Vetëvendosjes, Driton Çaushi ka marrë 5 mijë e 271 vota ose 12.6 %.
Pastaj vjen Ramadan Hoti i PDK-së për të cilën kanë votuar 8.3% ose 3 mijë e 483 qytetarë.
Kandidati i LDK-së, Bekim Ermeni në zgjedhjet e së dielës mori 1 mijë e 509 vota ose 3.6%.
I nominuari i Nismës për Kosovën në Gjakovë, Fazli Hoxha, mori 943 vota ose 2.25%.
Ndëkaq kandidati i Aleancës Kosova e Re, Edmond Dushi ka marrë 1% të votave për të cilin kanë votuar 433 qytetarë me të drejtë vote të komunës së Gjakovës./radiogjakova/