“Zhvillimi ekonomik lokal është shtyllë e programit tim”
Gjakovë- Pal Lekaj me bashkëpuntorë ka qëndruar pasditen e së hënës mes banorëve të bashkësisë lokale numër katër. Ai ka thënë se ndjehet mirë mes këtij lokaliteti, pasi aty merr përkrahjen më të madhe.
Kandidati i AAK-së ëhtë shprehur se ndjehet krenar që i ka shërbyer qytetarëve të Gjakovës me dy mandate si kryetar i tyre duke e shëndrruar Gjakovën në qytetin më të qetë dhe më të pëlqyer nga turistët vendas dhe të huaj.
Lekaj duke shpalosur programin e tij ka thënë se në katërvjeçarin në vazhdim do të fokusohet në zhvillimin ekonomik lokal që mbetet shtyllë kryesore e programit e që synohet të arrihet duke e përkrahur ekonominë familjare, të mesme dhe ndërmarrjet e mëdha.
Sipas kryetarit në detyrë Gjakova nuk është ajo që synojmë ta kemi, por nuk është as ajo Gjakovë që ka qenë e paraviteve kur ai nuk kishte ardhur akoma në pushtet.
Për fund, Lekaj duke apeluar për të votuar atë për mandatin e tretë ka theksuar se politiken nuk e ka bukë, por e sheh atë si një mundësi që i është dhënë për të qëndruar pranë nevojave të qytetarit të Gjakovës dhe për të çuar më tej proceset që ndihmojnë në zhvillimin e qytetit./radiogjakova/