Zgjedhjet për kreun e Komunës, shpallen rezultatet përfundimtare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 22 tetor.
Duke u mbështetur në këto rezultate, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se Gjakova do të shkojë në një raund të dytë zgjedhjesh që do të mbahet më 19 nëntor.
Në balotazhin e Nëntorit do të garojnë kandidati i AAK-së, Ardian Gjini dhe kandidatja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.
Kryetarja Daka njoftoi se KQZ-ja shpall këto rezultate pas konfirmimeve të pranuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe nga Gjykata Supreme.