.
Published On: Tue, Mar 28th, 2017

18 vjet nga themelimi i Brigadës “137 Gjakova” të UÇK-së

Share This
Tags

Sot janë bërë 18 vjet nga themelimi i Brigadës “137 Gjakova” të UÇK-së, e bërë me urdhrin e komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj përkatësisht pas kërkesave të ushtarëve të UÇK-së për ndërhyrje në Komunën e Gjakovës, me qëllim të ndalimit të masakrave dhe krimeve të ushtrisë serbe ndaj qytetarëve. Pas themelimit më datë 29 mars 1999 kjo brigadë me shumë pjesëtarë të armatosur, secili prej tyre i pajisur edhe me nga një armë dhe armatim shtesë, u futen në qytetin e Gjakovës. Ajo ishte e ndarë në 4 grupe, të cilat ishin vendosur në 4 pozicione të qytetit, si pikat më të mira strategjike të mundshme për zhvillimin e aktivitetit ushtarak të kësaj Brigadës. Tri grupet dhe Shtabi i Brigadës ishin vendosur në lagjet e Çabratit dhe një grupi vendoset në Orize, tek Zidi i Sadik Agës. Komandant i pare i Brigadës “137 Gjakova” të UÇK-së ishte Agron Kryeziu, i cili u plagos rendë në Betejen e Qabratit, pas të cilit komandant emërohet Avdullah Babalia. Brigada “137 Gjakova” ishte shumë aktive edhe pas luftës, gjatë periudhës emergjente në vend.