.
Published On: Mon, Mar 17th, 2014

24 të rinj gjakovarë aderojnë në PD

Share This
Tags

pd-aganiGjakovë- Partisë së Drejtësisë në Gjakovë, të dielën iu kanë bashkuar 24 anëtarë të rinj, të cilët u pajisen me libreza nga kryetari i kësaj partie, Ferid Agani. Ata kanë thënë se po e bëjnë këtë, sese besojnë se PD është një parti që ruan vlerat kombëtare dhe fetare.

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, që njëherësh është edhe ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, iu ka dëshiruar mirëseardhje të rinjve gjakovarë dhe u ka premtuar atyre se do të kenë hapësirë në këtë parti.
“PD-ja në programin e saj, një hapësirë të veçantë ia kushton rinisë të cilën e konsiderojë edhe si ardhmërinë e PD-së. PD-ja në zgjedhjet parlamentare po hyn më e organizuar se kurrë, duke potencuar se do të arrijnë suksese të dukshme”, cithet Agani, në një komunikatë për shtyp të kësaj partie.

Kryetari i PD-së në Gjakovë, Bahri Bokshi, ka theksuar se rinia në këtë rajon ka nevojë për një subjekt, ku në qendër të vëmendjes ka rininë dhe inspirimin e tyre për një shtet të drejtë, ligjor dhe ku respektohen të gjithë pa dallim feje, kombi apo gjinie.