.
Published On: Wed, Nov 27th, 2013

28 Nëntori, koncert i madh Gjakovë-Shkodër

Share This
Tags

mimoza-koncertiGjakovë- Me rastin e 28 Nëntorit festës së Flamurit, të enjten në Gjakovë do të mbahet një koncert  i madh artistik, që realizohet në bashkëpunim të sstradës së Gjakovës dhe asaj të Shkodrës.

Me këtë rast adhuruesit e artit të mirëfilltë qytetarë do të kenë mundësi të përcjellin këngëtarët e mirënjohur nga Gjakova dhe  Shkodra si: Ismet Peja, Shkelzen Jetishi, pastaj Bik Ndoja, Bujar Qamili, Myfarete Laze, Vjollca Luka, Mukadeze  Qanga,  e të tjerë si dhe aktorët dhe humoristët Hadi Shehu, Sevdai Radogoshi dhe Gëzim Kruja. Pjesë e këtij evenimenti do të jetë edhe violinist i njohur anëtar i Filhamonisë Vjeneze, Shkelzen Doli.

Ky koncert artistik i cili organizohët  në mbështetje të Aleancës Kosova e Re dhe kandidates për kryetare të komunës nga ky subjekt politikë, Mimoza Kusari Lila, mbahet të enjten mbrëma, duke filluar nga ora 18, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë./radiogjakova/