.
Published On: Mon, Mar 26th, 2018

30 ditë paraburgim për nënën që la fëmijën në rrugë

Share This
Tags

Një muaj paraburgim i është caktuar nënës nga Gjakova, Lauresha Maliqit, e cila para pak ditësh dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj në rrugën “Dëshmorët e Morinës”.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Lauresha Maliqit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ajo për momentin gjendet në qendrën e paraburgimit në Lipjan”, tha Podrimaj.