.
Published On: Wed, Nov 20th, 2013

33 persona nën hetime për zgjedhjet e 3 nëntorit

Share This
Tags

votues-Gjakovë- Janë 14 raste në tri komuna me gjithsejt 33 persona të përfshirë, të cilat janë duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, e të cilat kanë të bëjne me manipulimet evetuale apo keqpërdorimet para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor me 3 nëntor.

Bëhet fjalë për 3 komuna të cilat janë nën juridiskionin e e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, konkretisht komuna e Gjakovës, ajo Malishevës dhe ajo e Rahovecit.

Sipas të dhënave të dala nga Kryeprokuroja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës Shpresa Bakija, në komunën e Gjakovës janë të evendetuara gjithsejt 7 raste me 21 persona të involvuar në to. Në komunën e Malishevës po hetohen 6 raste me 7 persona të përfshirë, ndërsa në komunën e Rahovecit vetëm një rast por me 5 persona të përfshirë.

Sipas kryeprokurores Bakija, prej të gjitha këtyre rasteve, deri me tani janë përfunduar vetëm tri. “Deri me tani kemi ngritur dy akuza, njëra është në Gjakovë ndaj personit Besnik Hasanaj për mbajtje në pronësi, kontroll dhe podesim të paautorizuar të armës gjatë ditës së votimit dhe tjetra në Malishevë, ndaj Musli Zulfaj për shkak të vepres penale, cënim i përcaktimit të lirë të votuesve.

Gjithashtu, masa janë marrë edhe ndaj një personi në Gjakovë, konkretisht ndaj drejtorit të njëres prej shkollave, gjegjësisht menagjerit të njëres prej qendrave të votimit Marjan Ndoja. Për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve, neni 214, paragrafi 1 i KPK-së, atij i është shqiptuar masa e paraqitjes në Stacion Policor si dhe është larguar nga lista e menagjerit të qendrës së votimit”, ka thënë Bakija.

Bakija ka shtuar se ndaj të gjithë këtyre personave janë duke zhvilluar hetimet dhe duke u mbledhur provat e nevojshme, në bazë të së cilave edhe do të dihen hapat e më tejm.

Njëri ndër rastet më interesante, të paraqitura në këtë raport të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, raport i cili është dorëzuar edhe në Prokurorinë e shtetit, është edhe dyshimi për dy vendvotime në qytetin e Gjakovës, në njërin prej të cilëve dyshohet se mungojnë 80 vota, ndërsa në tjetrin mendohet se janë gjetur 80 vota më tepër.

Për këtë rast janë duke u hetuar gjithsejt 14 komisionerë dhe kryesues të vendvotimeve, përkatësisht nga shtatë për secilin vendvotim.

Gjithashtu, hetime janë duke u zhvilluar edhe ndaj dy drejtorëve të dy shkollave në Gjakovë, të cilët dyshohet se i kanë detyruar mësimdhënësit që të marrin pjesë në takim gjatë fushatës së AAK-së, i mbajtur me mësimdhënës me datë 21 tetor në Hotel “Pashtriku”. Të dy këta drejtorë po hetohen pas ankesave që mësimdhënës të shkollave përkatëse kanë bërë ndaj tyre./zeri/