.
Published On: Thu, Jul 27th, 2017

36 vite nga rënia e dëshmorit Nesimi Dervishdana

Share This
Tags

Kanë kaluar 36 vite nga rënia e dëshmorit Nesimi Dervishdana në qendër të qytetit të Gjakovës.

Nesimiu, i cili rridhte nga një familje me traditë patriotike e fetare, më 26 korrik të vitit 1981 u vra nga policia e atëhershme jugosllave, ndërsa mbi supe kishte vetëm 17 vjet.

Si çdo herë tjetër, edhe këtë vit, familjarët dhe dashamirët e kësaj familjeje e kanë kujtuar me dhimbje dhe krenari dëshmorin Nesimi Dervishdana.

Vetëm pak javë më parë, Nesimiu u nderua edhe nga Shoqata e Familjarëve dhe Dëshmorëve të Kosovës, ndërsa muaj më parë u prezantua pulla postare dedikuar heroizmit të tij.

Tash e 4 vite, në qendër të qytetit, qëndron shtatorja e tij, një shtatore që konsiderohet simbol i kundërshtimit të regjimit të asaj kohe nga rinia gjakovare dhe kosovare e që përfaqëson vlerat e atdhedashurisë dhe sakrificës për kombin.

Ndryshe, dëshmori Nesimi Dervishdana është i biri i shehut Zejnel Dervishdana, i cili bashkë me dy djemtë e tij Fahriun dhe Eminin, gjithashtu u vranë nga forcat serbe gjatë luftës së vitit 1999./radiogjakova/