.
Published On: Fri, Feb 14th, 2014

6-vjetori i pavarësisë, fillojnë manifestimet kulturo-sportive

Share This
Tags

flamuri-kosovesGjakovë- Gjashtë vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, 17 Shkurti, në Gjakovë do të shënohet me një varg manifestimesh kulturore dhe sportive, të cilat do ta madhërojnë këtë ditë të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar në Kosovë, përkatësisht të shtetësisë së Kosovës.

Si jemi njoftuar nga Meriton Ferizi, drejtor i Drejtorisë komunale për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjakovë, kremtimi i kësaj dite do të bëhet nën patronatin e kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila. Manifestimet e kësaj dite do të filluan të premten (sot) me turneun individual në kik-boks.

Të shtunën (nesër) ndërkaq do të organizohen edhe tri manifestime sportive, ndërkohë që manifestimi qendror i ditës së diel, është koncerti festiv “Sofra gjakovare nga Shkupi” i cili prej orës 19 mbahet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.

Dita e Pavarësisë 17 Shkurti në Gjakovë do të nisë me homazhe ne varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të kombit ndërkohë që do të përmbyllet me Koncertin e Pavarësisë ku për herë të parë do të prezantohet edhe Orkestra e porsaformuar e Komunës së Gjakovës./radiogjakova/