.
Published On: Mon, Feb 17th, 2014

6-vjetori i pavarësisë, urimi i kryetares Kusari-Lila

Share This
Tags

mimoza-foltoreTë nderuar bashkëqytetarë të Komunës së Gjakovës!

Kam nderin e veçantë që në emër të Komunës së Gjakovës t’ju urojë gjashtëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. 17 Shkurti mbetet nje datë shumë e çmuar ku sublimohen përpjekjet e gjeneratave të tëra për liri dhe pavarësi të vendit.

Gjakova, si një komunë shumë e goditur në njerëz dhe vlera materiale, edhe njëherë u tregua komunë martire, komunë e kryengritjeve dhe e kundërshtimit të nënshtrimit.

Tani, na ka mbetur që bashkarisht Gjakovës t’ia rikthejmë zhvillimin dhe shkëlqimin ekonomik, kulturor, arsimor, sportiv dhe çdo gjë që mundemi. Prandaj, bashkëqytetarë, bashkë jemi krenarë, bashkë do të rrugëtojmë që kjo festë të jetë sa më dinjitoze, tani e në vazhdimësi, tani e përgjithmonë.

Urime dhe rrugëtofshim gjithmonë në mirëqenie dhe suksese, pa harruar obligimin që kemi ndaj të rënëve dhe shtetit tonë.

Me respekt
Mimoza Kusari-Lila
Kryetare e Komunës së Gjakovës