“Shota” me koncert në Gjakovë
Gjakovë- Adhuruesit e artit muzikor në Gjakovë, të premten (sonte) do të kenë mundësi të përcjellin një koncert me këngë e valle popullore të përgatitur nga Ansambli Kombëtar i Kosovës “Shota.
Me këtë rast shikuesve do t` ju ofrohet një spektër i gjerë i këngëve dhe valleve nga të gjitha trevat shqiptare e të përgatitura me mjeshtri.
Koncerti mbahet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë me fillim prej orës 19./radiogjakova/