.
Published On: Mon, Oct 7th, 2013

Koncert nga “Knabekantore” dhe kori i “Prenk Jakovës”

Share This
Tags

prenk-jakova-muzikaGjakovë- Të hënën me fillim prej orës 19:00 në sallen koncertale të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” do të mbahet koncert koral nga kori shumë i famshmë  “Knabekantore” i Zvicrës me dirigjent Markus Teutschbein.

Veçantia e këtij kori është se përbëhet nga djemtë dhe si i tillë kanë këndimin açapella që do të thotë pa shoqërim instrumental. Në këtë koncert do jetë mysafirë dhe kori i shkollës së muzikës “Prenk Jakova” me dirigjent Astrit Pallaska.

“Ky koncert është do të jetë në vazhdën e bashkëpunimit që ka shkolla jonë me komunitetin zviceran ku si rezultat i saj pos këtij koncerti që do shfaqet në Gjakovë e Pejë, i tërë produksioni i mjuzikllit “Arjeta & Gëzimi” do të udhëtoj në Zvicër më 17 tetor dhe do të qëndroj për dy javë për të shfaqur disa koncerte”, thuhet në njoftimin e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë./radiogjakova/