.
Published On: Thu, Oct 10th, 2013

Me nderime të larta varroset Met Godeni

Share This
Tags

met-godeniGjakovë- Mesditen e së enjtes nga qindra qytetarë të Gjakovës i është dhënë lamtumira e fundit veteranit të fundit të Shoqërisë Muzikore “Ymer Riza”, Muhamet Godenit, i njohur si baca Met.

Ai vdiq në moshen 81 vjeçare për të përmbyllur një periudhë të ndritshme të muzikës e kulturës gjakovare, e cila është bartur dhe trashëguar përmes rendeve tradicionale, pothuajse në çdo shtëpi.

Veprimtaria e pasur artistike e Met Godenit shtrihet që nga mosha rinore me grupet muzikore të lagjes Gecë e deri tek aktiviteti profesional në ansamblin “Ymer Riza”, periudhë gjatë së cilës Godeni ka arritur të argëtojë shumë bashkëqytetar e familje gjakovare me rendet tradicionale.

Zëri i ëmbël dhe repertuari i gjërë i këngëve që ka kënduar ky artist, kanë qenë ndër karakterisitikat kryesore të tij, falë së cilave është njohur nga një rreth i gjërë njerëzizht dhe atë jo vetëm në Gjakovë./radiogjakova/