.
Published On: Sat, Oct 12th, 2013

Përfundon “Kosvet VI”, shpërblehen idetë më të mira

Share This
Tags

kos-vet6Gjakovë- Ka përfunduar trajnimi 30 ditorë “Kosvet VI”, i cili si qëllim ka forcimin e ndërmarrësve të rinj dhe nxitjen e tyre në ndërmarrësi.

Ky projekt që është financuar nga Komisioni Evropian e që është mbajtur në ambientet e Qendrës Rinore, ka certifikuar 30 të rinj gjakovarë, ndërsa 3 projektet apo iniciativat më të mira janë shpërblyer me çmime.

Me çmimin e parë është shpërblyer Driton Stublla, me idenë për krijimin e një biznesi për përpunimin e letrës higjenike. Vendin e dytë e kanë ndarë Anila Bokshi, Zana Baraku e Nita Roka, të cilat kanë prezantuar projektin me emrin “Frutomania”, biznes që pretendon të merret me frutat e thata.

Mjaft interesante ka qenë edhe ideja e Besjana Thaçit e cila e ka zënë vendin e tretë. Ajo ka prezantuar biznesin me emër “Doktor Fish”, që për qëllim ka masazhin me peshk, apo hidratimin e lëkurës së vdekur. Tre përfituesit e vendeve të para, do të ndihmohen edhe financiarisht nga Komisioni Evropian për hapjen e bizneseve të tyre./radiogjakova/