Të martën dita e parë e Kurban Bajramit
Gjakovë- Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është ditën e martë më 15 tetor 2013.
Sa i përket komunës së Gjakovës falja e namazit të Kurban Bajramit bëhet në të gjitha xhamitë funksionale të komunës së Gjakovës, duke filluar nga ora 06:00 me faljen e namazit të sabahut. Derisa namazi i Kurban Bajramit do të falet ne ora 07:26 min
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, të martën më 15 tetor 2013, Kryetari i KBI në Gjakovë nga ora 9 -12, organizon pritje për mysafirë në zyrat e KBI në Gjakovë.
Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.