.
Published On: Fri, Oct 18th, 2013

15 vjet nga rënia e dëshmorit Ilir Soba

Share This
Tags

ilir-sobaGjakovë- Të premten mbushen 15 vjet nga rënia heroike e dëshmorit Ilir Soba, njërit prej djemve më të mirë që kishte jo vetëm familja e tij, por e tërë Gjakova.

Si një djalosh që shquhej për zgjuarsi, fisnikëri, thjeshtësi dhe trimëri, Iliri ka lënë gjurmë të pa shlyeshme jo vetëm tek të gjithë ata që e kanë njohur personalisht, por edhe tek qytetarët tjerë, që për Ilirin kanë dëgjuar pas rënies së tij.

Në personalitetin e tij ishin gërshetuar vlerat më të mira që mund t’i kishte një i ri, e sidomos në kushte të vështira të robërisë, në të cilat ishe rritur Iliri.

Si një djalosh shumë dimensional, Iliri kishte arritur të krijojë miqësi të shumta me të rinj tjerë gjakovarë, të cilët, dikush si bashkëluftëtar, dikush si shok shkolle, dikush si kolegë në fushën e muzikës e të tjera, e kujtojnë me respekt dhe krenari dëshmorin Ilir Soba./radiogjakova/