.
Published On: Sat, Nov 2nd, 2013

Publikohet “Antologjia” e Lulzim Logut dhe Muharrem Kurtit

Share This
Tags

mitingu-poezi-libriGjakovë- Këto ditë ka dalë nga shtypi përmbledhja poetike e titulluar “Antologji” e poetëve të Malësisë së Gjakovës, të autorëve Lulzim Logu nga Tropoja e Shqipërisë dhe Muharrem Kurti nga Gjakova.

Autorët kanë përzgjedhur që në këtë antologji të ofrojnë  para lexuesve, pjesë të krijimtarisë të 46 poetëve të rajonit të Gjakovës, këtej dhe andej kufirit. Në parathënie të këtij libri, të shkruar nga shkrimtari dhe publicistit Sejdi Berisha, ndër të tjera thuhet se “ky dokument  me peshë të veqantë letrare, kulturore, historike e mbase edhe kombëtare, të jetë si një rreze, e cila do të ngrohë thekshëm por edhe do të josh dhe sjellë rreze të reja për të begatuar në vazhdimësi të arriturat dhe punën vetëmohuese në fushën e letërsisë dhe kulturës përgjithësisht.”

Ndryshe, në këtë antologji të botuar në 325 faqe gjendën poezi të autorëve të njohur si Ali Podrimja, Ali Musaj, Din Mehmeti, Agim Gjakova, Besnik Mustafaj, Teki Dervishi, Murteza Xaj Nura, e shumë të tjerë./radiogjakova/