Spitali “Isa Grezda” paguan mbi 400 mijë euro borxhe
Gjakovë- Gjatë periudhës janar- tetor të këtij viti, në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, është ngritur niveli i diciplines fiskale dhe në këte drejtim, krahasuar me të njetjën periudhë të vitit të kaluar, janë zvogëluar shpenzimet për mallëra dhe shërbime dhe komunali.
Si jemi njohtuar nga Haxhi Kamberi, drejtor, gjatë kësaj periudhe kohore janë paguar të gjitha borxhet për mallra dhe shërbime nga viti i kaluar në vlerë rreth 280 mijë euro si dhe borxhi prej rreth 150 mijë euro për komunali.
Pos kësaj, sipas drejtorit Kamberi, gjatë periudhës së kaluar 10 mujore, është ngritur niveli i kontrollës së brëndshme duke krijuar komisione përkatëse, gjë e cila sipas tij ka bërë që në këte qendër sekundare shëndetësore në komunën tone, të ngritet cilësia e shërbimeve dhe përgjegjësia, përkatësisht të eliminohën dobësitë e mëhershme menagjeriale./radiogjakova/