.
Published On: Sat, Nov 2nd, 2013

Dëmtohet ndriçimi në parkun qendror

Share This
Tags

parku-i-qytetitGjakovë- Pas kremtimit të natës së Halloween-it në qendër të qytetit në Gjakovë është  dëmtuar pothuajse i gjithë ndriçimi publik për-rreth parkut të qytetit ndërkohë që ka pasur edhe dëmtime të tjera.

Lidhur me këte ka reaguar institucioni i Komunës së Gjakovës, i cili përmes një komunikate të Zyrës së Informimit këte dëmtim e ka quajtur të pandërgjegjshme dhe të paqytetëruar.

“Komuna e Gjakovës reagon ndaj këtyre veprimeve të pahijshme dhe jodinjitoze që mbi të gjitha shkatërrojnë pasurinë dhe buxhetin e vet qytetarëve dhe imazhin e qytetit. Pavarësisht nga kush mund të jenë të dëmtuar, apo për çfarë inatesh të motivuara, ky gjest cilësohet si i shkallës më të ulët të mundshme të shkatërrimit të vehtes, andaj si akt i tillë është i dënueshëm. Urojmë që akterët të identifikohen sa më parë dhe njiherit veprime të tilla huliganeske të mos përsëriten më, sepse është atak mbi vehten e tyre, mbi Gjakovën dhe institucionet e saj”- thuhët ndër të tjera në komunikatën e Zyrës për Media në Kuvendin Komunal të Gjakovës./radiogjakova/