.
Published On: Sun, Nov 3rd, 2013

Vritet një i mitur në Jabllanicë

Share This
Tags

policia-Gjakovë- Një 15-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte në oret e vona në Jabllanicë të Gjakovës.

A.R. (15), ka mbetur i vrarë nga shoku i tij, derisa po loznin me një armë zjarri.

Baki Kelani, zëdhenës i Policisë së Kosovës, ka thënë për Indeksonline, se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia.

“Në bazë të informacioneve dyshohet se ka qenë vrasje nga pakujdesia dhe nuk ndërlidhet me procesin zgjedhor”, ka deklaruar Kelani për Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore dhe të njëjtat po merren me hetimin e vrasjes./indeksonline/