Gjimnazi feston 60-vjetorin
Gjakovë- Me rastin e shënimit të 60-vjetorit të themelimit të Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, të premten është organizuar një ceremoni solemne e cila i është kushtuar rritës së këtij institucioni të rëndësishëm arsimor në komunën tonë, nga i cili kanë dal kuadro të njohura me ndikim në zhvillimin e Kosovës në shumë sfera të jetës.
Ky manifestim ka nisur paradite me vendosjen e kurorave me lule tek busti i heroit të popullit Hajdar Dushi, ndërkohë që është organizuar edhe pritje për mysafirë të shumtë. Drejtori i Gjimnazit të Gjakovës, Bedri Cahani, ka thënë se drejtoria e këtij institucioni arsimor, do të vazhdoi të këmbëngul në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies në këtë vatër arsimore.
Në anën tjetër, drejtoresha e Drejtorisë komunale për Arsim në Gjakovë, Silvana Haxhikadrija, ka veçuar rëndësinë e Gjimnazit “Hajdar Dushi” në përgatitjen e kuadrove cilësore për arsimimin universitar.
Ndryshe, në nga ky viti shkollor, nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë kanë kaluar në godinën e re e cila ofron kushte shumë më të mira për punë dhe mësim, për çka Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka investuar mbi 2 milion e 120 mijë euro./radiogjakova/