Asambleja e Gjakovës, ja shpërndarja e uleseve për partitë
Gjakovë- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dalur me rezultatin preeleminar të zgjedhjeve për Asamblenë komunale të Gjakovës, rezultat që në shikim të parë konsiderohet mjaft interesant dhe jep shpresë për një përbërje interesante të këtij institucioni në katër veqarin e ardhshëm.
Sipas rezultateve preeleminare, jo përfundimtare, Aleanca Kosova e Re ka dalur partia e parë në Gjakovë, duke fituar gjithsejt 9 mijë e 673 vota, të cilat ja garantojnë 9 ulëse në Asamblenë komunale.
Partia e dytë rradhitet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Lidhjen Demokratike të Dardanisë, e cila gjithashtu ka siguruar 9 ulëse, duke marrë 9 mijë e 590 vota, apo 83 vota më pak se AKR-ja si parti e parë.
Në vendin e tretë është rradhitur Partia Demokratike e Kosovës, e cila me 6 mijë e 422 vota të fituara ka arritur të sigurojë 6 ulëse në Asamblenë komunale. Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar gjithsejt 4 mijë e 911 vota, të cilat i garantojnë këtij subjekti politik vetëm 4 ulëse në Asamblenë komunale.
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës është rradhitur subjekti i pestë në Gjakovë, pasi ka arritur të marrë 3 mijë e 913, vota të cilat ja kanë siguruar 3 ulëse.
Lëvizja Vetëvendosje është rradhitur subjekti i gjashtë në këtë garë, pasi në zgjedhjet e 3 nëntorit nuk ka karritur të marrë më shumë se 2 mijë e 476 vota, falë së cilave ka fituar 2 ulëse.
Me nga një ulëse në Asamblenë komunale të Gjakovës, nga votuesit janë shpërblyer edhe Partia e Drejtësisë e cila ka fituar 1 mijë e 74 vota dhe Partia Demokristiane për Integrim e cila ka fituar gjithsejt 714 vota.
Sipas këtij rezultati preelemintar, jo përfundimtar, jashtë Asamblesë komunale të Gjakovës kanë mbetur Balli Kombëtar i Kosovës, Lëvizja për Bashkim, Partia Social Demokrate e Kosovës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe Lista e Serbëve./radiogjakova/