.
Published On: Sat, Nov 9th, 2013

RADIO GJAKOVA – 34 vjet me JU!

Share This
Tags

studio-rgjRadio Gjakova shënon 34 vjetorin e punës dhe veprimtarisë së suksesshme, si medium i parë lokal i informimit në komunën tonë.

Tridhjetë e katër vjet më parë, me fillimin e punës së Radio Gjakovës, mozaikut të institucioneve të kulturës në komunë ju shtua edhe një dritare e re, përmes së cilës jo vetëm se filloi realizimi i misionit të informimit të qytetarëve për rrjedhat aktuale në komunë, por ajo u bë misionare e afirmimit të vlerave të shumta të traditës kulturore të kësaj treve, duke pasqyruar në mënyrë të denjë dhe të besueshme realitetin i ngjarjeve dhe zhvillimeve aktuale në komunë.

Përmes valëve të Radio Gjakovës të cilat u bënë ushqim i përditshëm shpirtëror i mijëra dëgjuesve, u transmetuan qindra e qindra emisione zhanresh të ndryshme duke përfshirë këtu edhe ato dokumentare përmes të cilave u shënuan ngjarjet më të rëndësishme të historisë së bujshme të kësaj treve.

Këtë mision Radio Gjakova po e vazhdon edhe më tej  duke synuar ta çojë ende më përpara zhvillimin e saj të përgjithshëm programorë.

Jo vetëm kaq, para një viti Radio Gjakova startoi dhe me portalin e saj i cili është burim informacioni jo vetëm për lexuesit, por edhe të mediave tjera të shkrura e elektronike. Si një redaksi e pavarur prej radios, gazetarët e rinj të portalit përmes rubrikave të tyre kanë sjellur shumë ngjarje e intervista dhe histori tjera intersante nga përditshmëria gjakovare./radiogjakova/