.
Published On: Sat, Nov 9th, 2013

Promovohet libri i Shoqatës së LANÇ-it

Share This
Tags

pallati-kulturesGjakovë- Në kuadër të aktiviteteve në shënim të jubileut të 70-vjetorit të Rezolutës së Konferencës së Bujanit, dega e Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të Gjakovës në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualëve “Jakova”,  të shtunen në Gjakovë organizuan promovimin e librit të një grupi autorësh të Shoqatës së Veteranëve të LANÇ-it të Kosovës, me titull “Krah luftës për çlirim, pavarësi, vetëvendosje e shtetësi të Kosovës, në vitet 1990-2012”.

Për brendinë e kësaj libri ka fol historiani Jusuf Bajraktari akademik korrespondent, i  cili ka thënë se kjo shoqatë përmes këtij botimi  ka arritur të pasqyroi një tablo realiste të aktiviteteve të saj intelektuale dhe shkencore në rrugën e përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe pavarësi.

Rrahman Parllaku, “Hero i Popullit” dhe kryetar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të luftës të Shqipërisë ka thënë se bëhet fjalë për një libër me përmasa të një monografie specifike e cila plotëson disa boshllëqe për të kaluarën.

Në promovimin e librit me titull “Krah luftës për çlirim, pavarësi, vetëvendosje e shtetësi të Kosovës, në vitet 1990-2012” ka folur edhe Vehap Shita, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të LANÇ-it të Kosovës, ndërkohë që u lexua edhe kumtesa e akademik Pajazit Nushit./radiogjakova/