.
Published On: Sun, Nov 10th, 2013

Shumë urime për ditëlindjen e 34-ët

Share This
Tags

festa-rgjRadio Gjakova ka festuar 34-vjetorin mes shumë miqsh, kolegë dhe mysafirë të cilët gjatë gjithë dites së shtune kanë vizituar ambientet e radios, por edhe janë bërë pjesë e emisioneve të cilat kanë filluar nga ora shtatë e mëngjesit e deri pas mesnate.

Urime kanë përcjellur edhe dy kandidatet femra për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e AKR-së dhe Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes.  Të dyja kanë uruar përzemërsisht stafin e radios dhe e kanë falenderuar për profesionalizmin e vazhdushëm, sidomos në fushatën për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Ndërkohë, kulminacioni ka arritur në orën 21:00 kur në studio ishin doajeni i muzikës popullore, Ismet Peja, humoristi dhe shoumeni Besim Dina dhe Xhelal Kaçi të cilët bashkë me Zeki Vehapin si nikoqir kanë argëtuar shumë dëgjues.

Radio Gjakova falenderon dëgjuesit të cilët janë lajmëruar nga gjitha vendet e botës, nga gjitha kontinentet, duke dëshmuar edhe njëherë se ne mendjen e kemi të bashkatdhetarët tanë të cilët veprojnë anëkënd botës.

Falenderojmë edhe gjithë mysafirët të cilët na kanë nderuar dhe e kanë zbukuruar festën tonë të 34-të.

Dëgjohemi në 35 vjetor!