.
Published On: Tue, Nov 12th, 2013

Për 10 muaj, mbi 2 mijë ndërhyrje kirurgjikale në “Isa Grezda”

Share This
Tags

Spital_Gjakovë- Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, në 7 sallat operative janë kryer gjithsejtë 2 mijë e 158 ndërhyrje të ndryshme kirurgjikale.

Numri më i madh i operacioneve ka qenë në sallën e kirurgjisë, gjithsejtë 793,  pastaj në sallën e akusherisë 485, në sallën e gjinekologjisë 260, në atë të urologjisë 240, e të tjera.

Si jemi njoftuar nga dr.Haxhi Kamberi, drejtor, gjatë periudhës së kaluar 10 mujore, kjo qendër sekondare shëndetësore në komunën tonë me gjithsejtë 426 shtretër, ka ofruar hospitalizim dhe trajtim adekuat mjekësor për 12 mijë e 790 pacientë nga komuna të ndryshme të Kosovës, si dhe për një pjesë të pacientëve nga Malësia e Gjakovës në Shqipëri.

Numri më i madh i pacientëve të hospitalizuar ka qenë në repartin e kirurgjisë, gjithsejtë 1 mijë e 574.

Ndryshe, sa i përket lindjeve, në spitalin regjional “Isa Grezda në Gjakovë, gjatë periudhës janar-tetor kanë lindur 1 mijë 669 foshnje, ndërkohë që nuk është shënuar asnjë rast vdekje i të porsalindurve./radiogjakova/