.
Published On: Tue, Nov 12th, 2013

Asgjësohen edhe 57 qenë endacak

Share This
Tags

qenteGjakovë- Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka organizuar aksionin e katërt, prej pesë të planifikura për asgjësimin fizik të qenëve endacak.

Në këtë aksion të kryer në brendi dhe në perfieri të qytetit nga tre grupe gjuetarësh të përbërë nga dy veta janë asgjësuar 57 qenë.

Për dallim nga herat tjera, gjuetarët kanë hasur më pak qenë endacak në brendi të qytetit dhe ky pakësim vie si rrjedhojë e aksioneve të mëparshme.

Nga katër aksionet e deritanishme janë asgjësuar gjithsejt 319 qenë endacak. Aksioni i pestë dhe i fundit do të mbahet këtë të diele, me datë 17 nëntor./radiogjakova/