Koci e Babalija kundërshtojnë Kusari-Lilen
Gjakovë- Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Agim Koci shoqëruar dhe nga drejtori i kompanisë “Çabrati”, Avdullah Babalija kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë kundërshtuar kandidaten e AKR-së për kryetare, Kusari-Lila për disa çështje që ajo ka ngritur gjatë debatit zgjedhor “Rubikon” në KTV të mbajtur të mërkuren në mbrëmje.
Koci: Investitori nuk lejon aktivitete në palestren sportive
Rasti i parë që është sqaruar ka të bëjë me kërkesen e AKR-së që më 28 Nëntor të mbahet një koncert Gjakovë-Shkodër e që sipas organizatorit, në këtë rast AKR-së, është refuzuar që të lëshohet për shfrytëzim vendi i paraparë për t’u mbajtur ky aktivitet, palestra sportive.
“Ne kemi marrë një vërejtje nga Komisioni Evropian, i cili ka investuar në renovimin e palestres, që deri në pranim – dorëzimin e punimeve në muajin prill, në këtë sallë të mos zhvillohet asnjë aktivitet politik e kulturor. Ne nuk guxojmë të veprojnë kundër kërkesave të tilla, sepse si komunë kemi nevojë për donator siç është KE-ja dhe nuk mund t’i humbim ata.
“Deklarimet e AKR-së janë shpifje, sepse drejtoria e kulturës ua ka mundësuar atyre që aktivitetin e vet ta zhvillojnë në sallën solemne të Pallatit të Kulturës ‘Asim Vokshi’, në pamundësi që ata ta mbajnë në palestren e sporteve”, është shprehur Koci, teksa ka garantuar se askush nuk do mbajë aktivtete në “Shani Nushi”, përfshirë edhe AAK-në.
“Kusari-Lila ka ndikuar tek lojtarët e KF Vëllaznimit”
Një temë tjetër që është prmendur në këtë konferencë ka të bëjë me klubin futbollistik Vëllaznimi. Sipas Kocit, Kusari – Lila ka ndikuar tek lojtarët e KF Vëllaznimit që ta bojkotojnë një ndeshje futbollistike që ishte paraprarë të zhvillohej të merkurën, me arsyetimin se klubi u ka atyre borxh.
“Në kontratat që klubi i ka me lojtarët decifivisht thuhet se afati i fundit për pagesen e pagave është data 15 dhe ne pikërisht sot me 15 nëntor do ta kryejm këtë obligim ndaj lojtarëve. Jemi të bindur se edhe në këtë rast politika, konkretisht zonja Kusari – Lila i ka futur duart duke ndikuar tek lojarët që ta bojkotojnë takimin”, ka thënë Koci, i cili në të njejten kohë është edhe kryetar i klubit “Vëllaznimi”.
Babalija: “Çabrati” s’ka asnjë cent borxh punonjësve
Në këtë konferencë morri pjesë edhe drejtori i kompanisë “Çabrati”, Avdullah Babalija i cili ka kundërshtuar Kusari-Lilen kur ajo ka deklaruar në emisionin “Rubikon” se kompania që drejton u ka borxh punonjësve 5 pagat e 5 muajve të fundit.
“Qysh në ditën e parë kur kam ardhur në këtë post para 3 vjetësh u kam premtuar punëtorëve se kompania nuk do t’u mbetet borxh asnjë cent dhe këtë premtim e kam mbajtur deri në këtë ditë. Për këtë mund t’i pyesni të gjithë punëtorët me rradhë”, ka thënë Babalija./radiogjakova/










