.
Published On: Tue, Nov 19th, 2013

15 vjet nga rënia e Sabedin Shehut

Share This
Tags

sabedin shehuGjakovë- Të marten janë bërë 15 vjet nga dita kur në altarin e lirisë ka rënë dëshmori i kombit Sadedin Shehu. Ky trim gjakovarë, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është inkuadruar në Qershor të vitit 1998 në fshatin Gllogjan.

Ai erdhi i armatosur nga Gjermania dhe u rreshtua në radhët e ushtarëve të komandantit Ramush Haradinaj. Pothuajse që nga krismat e para në Kosovë, Sadedini mori pjesë në të gjitha fushëbetejat e Rrafshit të Dukagjinit, si në Junik, Kralan, Prejlep, Hereq, Gllogjan, Carrabreg, Jabllanicë, e të tjera, ndërkohë që nuk ishin të pakta edhe udhëtimet e tij nëpër Alpet Shqiptare.

Në një  udhëtim të tij për të sjellë armatimin aq të nevojshëm për UÇK-në, në mëngjesin e 19 nëntorit të vitit 1998, së bashku me katër shokë të tjerë, Sadedini bie në zonën e minuar në vendin e quajtur Bokë e Devës, në kufirin shqiptaro-shqiptar, ku mbetet i vrarë.

Në 15 vjetorin e rënies së tij, bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë tjerë të Gjakovës, me nderime të larta përkujtojnë veprën heroike të Sadedin Hysen Shehut, për çlirimin e Kosovës dhe lirinë të cilën ne po e gëzojmë sot./radiogjakova/