.
Published On: Tue, Nov 19th, 2013

Kërkesa të shumta, kritere të ashpëra

Share This
Tags

Jeta ne Barakat e Gjakoves - 27 korrik 2013 (10)-1375017193Gjakovë- Gjendja e vështirë ekonomike dhe sociale në komunën e Gjakovës ka bërë që të shtohet numri i familjeve të cilat kanë nevojë për mbështetje financiare nga Qendra për Punë Sociale, ndërkohë që kriteret për tu bërë përfitues i ndihmës sociale sa vijnë e ashpërsohen.

Si jemi informuar nga Jakup Hasi, udhëheqës i Skemave të Asistencës Sociale në Qendrën përkatëse në Gjakovë, në rastet kur vërtetohet që familja që realizon ndihma sociale ka të hyra tjera, atëherë ajo automatikisht largohet nga lista për ndihma sociale.

Sipas Hasit, gjatë periudhës së kaluar të këtij viti, mesatarisht në komunën e Gjakovës, për familjet të cilat janë pjesë e Asistencës Sociale, janë ndarë nga rreth 97 mijë euro në muaj.

Ndryshe, sipas udhëheqësit të Skemave të Asistencës Sociale në Qendrën përkatëse në Gjakovë, Hasi, familjet të cilave ju njihet e drejta në ndihmë sociale, realizojnë edhe përfitime të tjera, siç është shlyerja e një sasie të caktuar të energjisë së shpenzuar elektrike, lirimi nga pagesa e shërbimeve primare dhe sekondare  shëndetësore, e të tjera./radiogjakova/