.
Published On: Thu, Nov 21st, 2013

Vdekja e Olldashit, ngushëllojnë Kusari-Lila dhe Lekaj

Share This
Tags

sokol-Olldashi-foto-parlament-Gjakovë/Tiranë- Vdekja tragjike dhe e papritur e një prej figurave kryesore në Partinë Demokratike, Sokol Olldashit në Krrabë të Tiranës ka shokuar edhe opinonin gjakovarë.

Dy kandidatët për kryetar të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e AKR-së dhe Pal Lekaj i AAK-së përmes profileve të tyre në rrjetin social “Facebook” kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e të ndjerit.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Olldashi! Humbje e madhe për Shqipërinë dhe mbarë kombin
Sinqerisht, Mimoza”, thuhet në ngushëllimin e Kusari-Lilës.

mimoza-ngushllim

“Shprehim ngushëllimet më sinqerta për familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë popullin shqiptarë, për humbjen e deputetit Sokol Olldashi”, shkruan Lekaj në “Facebook”.

lekaj-

Ndërkohë, pos dy aktorëve kryesor politik në Gjakovë, ngushëllime kanë shprehur edhe qytetarë të shumtë po përmes rrjeteve sociale.

Sokol Olldashi po udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Tiranës dhe makina e deputetit ka dalë nga rruga kryesore, pak pasi ai kishte kaluar tunelin e Qafë-Krrabës. Nga të dhënat paraprake, mendohet se shkak për këtë aksident tragjik mund të ketë qenë shpejtësia, me të cilën makina ka hyrë në kthesë, dhe terreni i lagësht, për shkak të motit me reshje të dendura.

Homazhet për deputetin Olldashi do të zhvillohen në orën 11:00 në sallën e Kuvendit të Shqipërisë në Tiranë, ndërsa ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 14:00 po në kryeqytetin e Shqipërisë./radiogjakova/