Organizohet BarCamp Gjakova #4
Gjakovë- Komuniteti Aktiv Qytetar” këtë të Shtunë me 23 Nëntor nga ora 17:00, sjell edicionin e radhës të BarCamp Gjakova, i 4-ti me radhë. Ksaj radhe ngjarja vjen në kuadër të Global Entrepreneurship Week (GEW) që i dedikohet ndërmarrësisë.
BarCamp Gjakova #4 do të sjellë katër folës të cilët do të diskutojnë mbi ndërmarrësinë. E gjitha kjo do të jetë pjesë e Javës Globale të Ndërmarrësisë që është kremtimi më i madh i inovatorëve dhe krijuesve të punëve kreative, të cilët sjellin idetë e tyre në jetë. Çdo nëntor, brenda një jave, GEW frymëzon njerëzit gjithandej përmes aktiviteteve lokale, kombëtare dhe globale. Këto aktivitete janë të dizajnuara për të ndihmuar dhe zbuluar potencialin e njerëzve për të nisur projekte apo kompani të reja. GEW në Kosovë do të organizohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK) në bashkëpunim me partnerë të tjerë ku bënë pjesë edhe Komuniteti Aktiv Qytetar nga Gjakova dhe IPKO Foundation.
Folësat e BarCamp Gjakova #4 janë: Edi Bunjaku, Leonora Kusari, Fatos Stavileci dhe Valmir Mustafa, ku biografitë e shkurtëra mund ti gjeni në vazhdim.
Edi Bunjaku ka diplomuar nga Universiteti i Phoenix në SHBA me diplomë në Shkenca kompjuterike si dhe është në përfundim te studimeve MBA në Universitetin e Sheffield-it në Greqi. Pas kthimit në Kosovë ka themeluar kompaninë Alo-Ing, që ofron sisteme të integruara elektronike, si dhe është bashkëpronar në Logistics Plus, kompani e cila mirret me zhvillimin e programeve softuerike, Edi gjithashtu është themelues dhe bashkëpronar në kompaninë prodhuese elektronike Tekfuze, që njihet si kompanija më inovative në Kosovë. Edi do të flas për rrugëtimin e një ndërmarrësi duke prazantuar sfidat gjatë këtij rrugëtimi në krijimin e bizneseve.
Leonora Kusari ka diplomuar pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe është e specializuar në fushën e menaxhimit të shitjes dhe financave. Që nga viti 2001 ka punuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare si: Esco Inc, Coca-Cola, Nestle dhe British American Tobacco. Aktualisht menaxhon programin për Përkrahje të Bizneseve të Vogla (SBS) Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Leonora duke u nisur nga rrugëtimi dhe përvoja e saj do flas për vështirësitë dhe përparësitë e të qenit femër udhëheqëse në Kosovë.
Fatosi Stavileci ka diplmuar nga Fakulteti i Elektronikës në Prishtinë si dhe është inxhinier i rrjetave telekomunikuese i certifikuar nga CISCO. Fatosi është drejtor ekzekutiv në kompaninë ATI-KOS, një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë ne fushen e teknologjise informative në Kosovë. ATI-KOS ofron shërbime të internetit pa tela si dhe shërbime tjera në fushen e IT-së, duke kryer projekte lokale dhe regjionale. Fatosi gjitashtu është anëtar i bordit në kompaninë Fiberlink dhe ka një përvojë të gjatë si udhëheqës në kompani e organizata. Fatosi do të flas për rolin e një ndërmarrësi në sfidat e krijimit të një ndërmarrje të suksesshme në Gjakove, si dhe për Menaxhimin e inovacioneve në rrjetet brezgjera (broadband).
Valmir Mustafa është i angazhuar si Projekt Kordinator në ndërmarrjen EYE Sh.P.K., ndërmarrje e cila ka për qëllim që të investoj dhe mbështesë idetë e biznesit. Që nga viti 2006, Valmiri është angazhuar në përhapjen dhe stimulimin e ndërmarrësisë tek të rinjët duke qenë një ndër themeluesit e organizatës UNI Group, ku ka arritur që te zhvilloj një numër projektesh lokale dhe ndërkombëtare me fokus në krijimin e ndërmarrjeve të reja nga të rinjët.Ai është kandidat për Master në Studime të Evropes Qendrore dhe Lindore, në Universitetin Vilnius, Lituani. Valmiri do të flas për garën EYE Venture’, e ndërlidhur me eksperiencën e vitit të parë, dhe ndërmarrësinë në Kosovë.
Vendi atraktiv ku do të mbahet ngjarja sikur me çdo BarCamp ështël Del House. Ndërsa si gjithmonë për ata që arrijnë me kohë do të ketë pije falas.