Obligimet e BE-së, subvencione fermave bujqësore
Gjakovë- Modernizimi i fermave bujqësore dhe i ndërmarrjeve agro-përpunuese përmes skemës së granteve si dhe përmirësimi i kushteve për marketing, është pjesë e Planit të Veprimit komunal në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit për vitin 2013.
Në këtë drejtim, si jemi njoftuar nga Fatmir Berisha, zyrtar komunal në Gjakovë për Integrime Evropiane, deri më tash janë realizuar subvencione për qumështore për grur, lopë, dele dhe bletë.
Në anën tjetër, drejtoria komunale për Bujqësi ka prezantuar edhe 25 projekte të ndryshme të cilët janë në fazën e shqyrtimit, përkatësisht pritjes për tu realizuar. Kur është fjala tek përfitimi i granteve të ndryshme, Berisha ka theksuar se në këtë drejtim në komunën tonë, është një nivel i kënaqshëm.
Me këtë rast ai ka veçuar përfitimin e donacioneve nga Banka Botërore për Qumështoren “Golaj” si dhe për përmirësimin e infrastrukturës në thertoren “Geberland” në Gjakovë./radiogjakova/